Ndodh edhe kjo gjë: Foshnja shëtitet jashtë dritares së katit të tetë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Ndodh edhe kjo gjë: Foshnja shëtitet jashtë dritares së katit të tetë

10:39 | 04 Tetor 2018

Disa pamje shokuese ku shihet se si një foshnje qëndron në këmbë në parvazin e dritares në katin e tetë.

Por duket se prindërit e tij nuk e dinë se një rrëshqitje e vogël mund ti kushtojë djaloshit me jetë, shkruan “RT”.

Sipas disa medieve sociale, kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin Miass në rajonin Chelyabinsk në Rusi.

Fëmija që po qëndronte në dritare dukej se nuk kishte aspak frikë, derisa për një moment dukej se do të bie, por fatmirësisht arrin të ruaj ekuilibrin dhe vendosë të kthehet brenda.

Ky rast kishte tronditur edhe fqinjët, të cilët me të parë djaloshin në dritare i telefonuan policisë. Por pasi që ata u shfaqën në vendin e ngjarjes djaloshi ishte futur brenda.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!