Ndodh edhe kjo! Në autostradën “Ibrahim Rugova” vetura lëviz në kahje të kundërt – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Ndodh edhe kjo! Në autostradën “Ibrahim Rugova” vetura lëviz në kahje të kundërt

15:19 | 12 Korrik 2018

Rastet e thyerjes së rregullave të komunikacionit në rrugët e Kosovës, janë dukuri që e shohim çdo ditë.

Por, nuk mungojnë as ato me mosrespektim të rregullave, rrezikohet jeta e të tjerëve.

Një gjë e tillë ndodhi sot kur në autostradën “Ibrahim Rugova”, afër Prizrenit, vetura e tipit Mercedes vozit në shiritin me kahje të kundërt.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar fotografi të veturës në fjalë, për të cilën thonë se po qarkullonte në shpejtësi të madhe.

Nuk është hera e parë që veturat në rrugë parakalojnë nëpër kahje të kundërt, pa menduar për rrezikun që shkaktojnë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!