Ndryshe nga shqiptarët, çifti amerikan bën 13 djemë – kërkon edhe një vajzë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Ndryshe nga shqiptarët, çifti amerikan bën 13 djemë – kërkon edhe një vajzë

16:24 | 06 Shkurt 2018

Një çift në Miçigan të SHBA-së ka plot 13 djem dhe janë në pritje të lindë fëmija i 14-të në prill. Por nuk duan të zbulojnë gjininë derisa fëmija të vijë në jetë.

Jay dhe Katgeri Schwandt thonë se një fëmijë tjetër në familjen e tyre të madhe nuk sjell ndryshime logjistike apo financiare, shkruan Associated Press.

“Të kesh tre fëmijë, është njësoj si të kesh 10 nëse më pyesni. Ka më shumë kaos dhe zhurmë, nuk është se nuk jemi mësuar me këtë”, thotë Kateri.

Ashtu si me disa prej fëmijëve të tjerë, çifti ka vendosur që ta mësojë gjininë e fëmijës kur të lindë. “Do të dëshiroja shumë të ishte vajzë, por nuk besoj se është diçka e shkruar”, thotë Jay. Ai shton se ky do të jetë fëmija i tyre i fundit.

Por Kateri thotë se edhe kur lindi djali i 13-të ata thanë se do të jetë i fundit. Por e kanë të vështirë të imagjinojnë shtëpinë pa një bebush. Çifti jeton në Rockford në veri të Grand Rapids.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!