Ndryshime të AAK brenda Kuvendit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndryshime të AAK brenda Kuvendit

16:27 | 12 Korrik 2018

Grupi parlamentar i AAK-së ka zëvendësuar deputetët nëpër komisionet parlamentare.

Me propozimin e GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare u vendos që deputeti Muharrem Nitaj të jetë kryetar i Komisionit për Bujqësi, të cilin e kryesonte Daut Haradfinaj, ndërsa ky i fundit do të jetë anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme në vend të Muharrem Nitajt.

Si dhe deputeti Muharrem Nitaj do të jetë anëtar i komisionit për Zhvillim Ekonomik, në vend të deputetit Gani Dreshaj.

“U miratua ndërrimi i deputetëve”, tha kryesuesi i seancës.

Seanca po vazhdon me zgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media./Kallxo.com

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!