Ndryshime të të reja nga Facebook – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndryshime të të reja nga Facebook

12:02 | 25 Maj 2018

Facebook njoftoi se ka ndryshuar mënyrën e krijimit të autentifikimit me dy faktorë. Procesi i ri synon të bëjë ngritjen e 2FA më të efektshëm dhe eliminon nevojën për të regjistruar një numër telefoni.

Facebook paraprakisht kërkoi një numër telefoni me qëllim aktivizimin e autentifikimit me dy faktorë, tani do të pranojë edhe aplikacione si Duo Security dhe Google Authenticator. Kompania gjithashtu thotë se procesi i konfigurimit është modifikuar në një formë më të rafinuar,duke rezultuar si një përvojë më e thjeshtë dhe të udhëhequr kur aktivizohet ky autentifikim.

Ky përditësim vjen disa muaj pasi Facebook pranoi një problem në sistemin e tij të autentifikimit duke bërë që njoftimet SMS të lidhura me sigurinë të dërgoheshin në telefonat e përdoruesve.

Facebook përdor numrin e automatizuar 362-65 si numrin e tij të autentifikimit me dy faktorë,dhe i njëjti numër bëri dërgimin e njoftimeve në Facebook përmes SMS-ve pa pëlqimin e tyre.Përgjigjet në këto mesazhe përfunduan duke u postuar në profilet e përdoruesve në Facebook.

Përdorimi i aplikacioneve autentifikuese në vend të numrit të telefonit është në të vërtetë një opsion më i sigurt.SMS-të kanë qenë qendra e shumë hakimeve me dy faktorë, përfshirë një incident të kohëve të fundit ku llogaritë e telegramit u kompromentuan në Iran.

Për të konfiguruar autentifikimin me dy faktorë në profilin tuaj në Facebook,vizitoni Cilësimet, dhe pastaj klikoni mbi “Siguria dhe Hyrja”.

Nga atje,lundroni në seksionin që thotë “Përdorni autentifikimin me dy faktorë” dhe zgjidhni nëse doni të përdorni numrin tuaj të telefonit ose një aplikacion autentifikimi për të shtuar një shtresë sigurie shtesë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!