Ndryshojnë rezultatet, lajm i keq për PDK-në – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndryshojnë rezultatet, lajm i keq për PDK-në

09:58 | 23 Tetor 2017

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka dalë aspak mirë në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën dje në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror Zgjedhor me mbi 80 përqind të votave të numëruara, partia e Kadri Veselit ka fituar në raundin e parë të votimit vetëm një komunë, atë Drenasit ku kandidat për kryetar është Ramiz Lladrovci i cili ka marrë deri tani 59. 34 % të votave.

Në balotazh Partia Demokratike do të shkojë në 7 komuna: Prizren, Mitrovicë, Ferizaj, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Vushtrri.

Në Prizren kandidati nga kjo parti Shaqir Totaj i PDK-së i cili ka marrë rreth 29,66% do të përballet me Mytaher Haskukën e VV-së me rreth 22,43%.

Në Mitrovicë, beteja do të zhvillohet mes Valdete Idrizit të PDK-së që ka arritur deri tani të marrë 29,56% dhe Agim Bahtirit nga AKR-ja me 27,10%

Në Ferizaj Agim Aliu i PDK-së ka marrë rreth 39,18% ku do të përballet me Muharrem Sfarqën e LDK-së i cili ka marrë rreth 30,00% të votave.

Në Shtime PDK garon në raundin e dytë me Naim Ismajli i cili ka marrë rreth 38,15% me kandidatin e pavarur Fatmir Rashitin i cili ka 27,93% të votave.

Në Vushtrri përballja do të jetë në mes Ferit Idrizit nga PDK me 33,51% dhe Xhafer Tahirit nga LDK me 25,71%, ndërsa në Klinë në mes Sokol Bashotës së PDK-së me 36,80% dhe Zenun Elezaj të AAK-së 26,16% të votave.

Në Malishevë Mursel Gashi i PDK-së deri tani ka marrë 27,26% të votave, ku do të përballet me Ragip Begajn nga Nisma i cili ka rreth 40,67%.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!