Ndryshon Facebook – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ndryshon Facebook

08:09 | 18 Tetor 2017

Kompania facebook ka konfirmuar se ka blerë programin TBH që është i famshëm tek adoleshentët.

Programi TO BE HONEST është risi që i ndihmon të rinjtë të mësojnë sjelljen e mirë dhe komplimentet.
Ky program i jep mundësin të rinjve që të dërgojnë komplimente miqve të tyre, duke sjellë kështu një ndalim të komenteve negative dhe cyverbullying.

Sipas TBH që përkthehet ” të jesh i sinqertë” deri tani është shkarkuar nga 5 milionë njerëz dhe janë dërguar mbi 5 miliard mesazhe që nga muaji gusht kur aplikacioni u vendos në dispozicion të adoleshentëve.

E pikërisht qëllimi që ka ky aplikacion e shtyu kompaninë e rrjetit social facebook ta blinte.

Sipas një deklarate përfaqësues të facebook u shprehën se këto dy këto aplikacione kanë të njëjtën qëllim, të ndërtojnë një komunitet që komunikon me njëri tjetrin dhe mbi të gjitha komunikojnë mbi bazat e një sjellje të mirë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!