Në 2016, Payet ia kishte humbur finalen Ronaldos, sonte e zuri ‘mallkimi’ i tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Në 2016, Payet ia kishte humbur finalen Ronaldos, sonte e zuri ‘mallkimi’ i tij

00:00 | 17 Maj 2018

Dimitri Payet sot nuk arriti që të luante më shumë se 32 minuta në finalen e Europa Leauge ndaj Atletico Madridit

Ylli francez ia kishte humbur finalen Cristiano Ronaldos në Euro 2016 pas një ndërhyrje që ia kishte bërë që në start të ndeshjes, transmeton Periskopi.

Ronaldo në finalen e Euro 2016 u largua pas vetëm 25 minutave lojë, i përlotur pavarësisht se u mundua të luante i lënduar, ai nuk ia doli dhe u detyrua që të zëvendësohej me Quaresman.

Sonte, Payet luajti në një finale dhe shpërtheu në lot pasi nuk mund të luante më shumë se 32 ku u zëvendësua nga Maxime Lopez.

Dallimi është se Ronaldo ishte larguar me lot nga fusha, por Portugalia kishte triumfuar 1:0 në finale ndaj Francës, ndërsa Payet sot u largua me lot dhe skuadra e tij Marseille u mposhtë 3:0 nga Atletico Madrid në finale të Europa League.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!