Në ankand shiten letra me vlerë në shumë prej 10 milionë euro – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Në ankand shiten letra me vlerë në shumë prej 10 milionë euro

17:53 | 30 Nëntor 2017

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, ka mbajtur ankandin për shitjen e obligacioneve 7 vjeçare.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, emetimi i suksesshëm i obligacioneve me maturitet më të gjatë shënon zhvillim të mëtutjeshëm të tregut të letrave me vlerë, që është njëherësh edhe objektiv i saj.

Kërkesa e tregut ishte më e lartë se vlera nominale e obligacioneve.

“Shuma nominale e Obligacioneve të emetuara në këtë ankand ishte 10,000,000 Euro, përderisa tregu shfaqi kërkesë prej 12,600,000 Euro”, thuhet në njoftim.

Emetimin e obligacioneve për herë të dytë me maturitet 7 vjeçar Ministria e Financave e bën duke u bazuar në kalendarin vjetor të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!