Në Austri janë duke shkuar një numër i madh i refugjatëve nga Kosova – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Në Austri janë duke shkuar një numër i madh i refugjatëve nga Kosova

11:44 | 14 Qershor 2018

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës ka qëndruar ditëve të fundit në Austri ku thuhet se ka marrë mbështetjen e këtij vendi për liberalizimin e vizave. Por, austriakët kanë shqetësime për refugjatët që shkojnë nga Kosova atje. Ministrja e Punëve të Jashtme e Austrisë Karin Kneissl ka shfaqur brengën se në Austri janë duke shkuar një numër i madh i refugjatëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Ajo ka thënë se me javë të tëra është duke i analizuar raportet e ambasadave austriake të cilat flasin për rritje të madhe të refugjatëve.

Në një intervistë për Handelblatt, Kryediplomates austriake i është përmendur Kosova dhe Austria dhe numri i refugjatëve që shkojnë atje.

“Me javë të tëra kam studjuar raportet e ambasadave në ambasadat tona në Europën Juglindore që flasin për rritje të madhe të refugjatëve. Së voni, isha në një vizitë private në Bosnjë e hercegovinë dhe kam parë që në parqe ka shumë të rinj që kanë shkuar aty në rrugë të ndryshme” ka thënë Kneissl.

Ajo ka shtuar se migracioni për shkak të luftërave në të ardhmen do të pakësohet, por do të rritet për shkak se shumë njerëz në vendet e tyre nuk kanë mundur ta sigurojnë një status.

Sipas kryediplomates, migracioni nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme nuk është i nxitur nga luftërat.

“Ajo që situatën po e bën të vështirë është zhvillimi demografik” ka thënë ministrja e jashtme austriake.

Sipas Kneissel, për të parandaluar një valë të re është e nevojshme të bëhet më shumë ka thënë ajo duke theksuar se vera e kaluar ka treguar që kapacitetet e deritashme nuk janë të mjaftueshme.

“Qeveria e Austrisë do të sigurojë që nuk do të ketë më kalime ilegale të kufirit, sepse askush nuk ka interes që të përsëriten situatat e vitit 2015 dhe 2016” ka thënë ministrja.

Por, Presidenti i Austrisë Alexander Van der Bellen nuk sheh ndonjë numër në rritje të refugjatëve. Ai gjatë vizitës në Amnesty International në Austri ka thënë se nuk sheh ndonjë numër në rritje të refugjatëb në Europë.

“Për një numër të madh nuk mund të flitet” ka thënë ai.

Austria mban një qëndrim të fortë që BE duhet të bëjë më shumë në mënyrë që të zvogëlohet numri i migrantëve në BE. Kancelari austriak Sebastian Kurz ka deklaruar se ka kohë që në mënyrë sekrete janë duke u zhvilluar bisedime që të ketë një qendër emigrantësh në Eurppë, por jashtë kufijeve të BE’së. Regjistri i një vendi të mundshëm për këtë është i madhe, por janë përmendur edhe serbia dhe Shqipëria. Duke komentuar se ku mund të vendoset një qendër e tillë Kurz ka thënë se “do të shohim”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!