Në ditëlinjden e gruas, familja nga Suhareka sot përcillet për në banesën e fundit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
9 °C

Në ditëlinjden e gruas, familja nga Suhareka sot përcillet për në banesën e fundit

08:24 | 10 Korrik 2018

Albesa Sadikaj, nëna e cila bashkë me dy fëmijët, burrin dhe vjehrrën e saj, vdiqën në një aksident trafiku në Suharekë, varroset sot, ditën kur do të duhej të festonte ditëlindjen e saj të 27.

Familja pesë anëtarëshe Sadikaj, humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku, të dielën në mesditë, pasi automjeti me të cilin po voziteshin u ndesh me një autobus.

Ata do të varrosen të martën pasdite, kanë bërë të ditur familjarët, përmes një njoftimi.

Varrimi pra bëhet më datë 10 korrik, në datëlindjen e Albesës, e cila bashkë me dy fëmijët, djalin 6 dhe vajzën 4 vjeçare, burrin 31 vjeçar, dhe vjehrrën 56 vjeçare, humbën jetën në aksident.

Ata jetonin në Zvicër dhe vetëm një ditë më parë kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!