Në emër të kompromisit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
18 °C

Në emër të kompromisit

Shkruar nga: Arton Muhaxheri

15:18 | 31 Maj 2018

Dëshira e subjekteve politike për të qenë në pushtet jo rrallë herë ka treguar se ato edhe mund të dalin nga vetja dhe nga parimet në të cilat thiren. Procesete kaluara këtë gjë e dëshmojnë më së miri.

Nëse kthehemi në retrospektiv kemi disa situata kur të vegjëlit e kanë drejtuar qeverinë edhe pse
nuk ishin fitues përjashto rastin e koalicionit gjithëpërfshirës dhe koalicionit LDK-AAK kur kryeminster ishte bërë Ramush Haradinaj me vetëm 6% të votave dhe kjo për shkak se Ibrahim Rugova aso kohe dukej se kishte urrejtje patoalogjike ndaj kryetarit të atëhershëm të PDK-së Hashim Thaçi dhe detyrimisht i mbeti një zgjedhje për partner të koalcionit.

Nuk shkoi shumë kohë pasi shteti filloj të drejtohet nga fituesi në krye të qeverisë që për dy mandate ishte PDK dhe ish-kryemnistri Hashim Thaçi ndodhi bllokada e opozitës së bashkuar VLAN të cilët përpiqeshin ta pengonin fituesin ta krijonte qeverine e që në atë rast ishte PDK.

Bllokada e opozites ishte kunder vullnetit të qytetarëve sepse ata kishin votuar fituesin. Në një
situate të tillë kompromisi ishte i nevojshëm por jo i domosdoshëm sepse kompromisi shtrëmberoj vullnetin e qytetarëve që kishin votuar PDK’në për ta drejtuar qeverinë dhe jo partia e dyte që ishte LDK.

Jo shumë larg nga kjo kohë për shkak rrethanave politike dhe shtyerjen e proceseve përpara PDK
bënë edhe një kompromise të nevojshëm por jo të domosdoshëm kur paraprakisht e fal poziten e
kryeministrit partisë së katert në vend AAK-së që historikisht asnjëherë nuk ka mundur të mer mbi 10% të votave.

Politika funksionon duke e njohur çdo formulë dhe kombinacion të cilat janë në përputhje me
legjislacionin në fuqi por jemi dëshimtar se këto formula kanë shtypur vullnetin e qytetarëve të
Kosovës. Prandaj, partitë politike në Kosovë duhet ta ngrisin nivelin e vetëdijes politike që fituesin e zgjedhjeve ta shohin si shkak për të punuar me veten që të jenë fitues në të ardhmen dhe jo për të bllokuar funksionimin normal të jetës politike në vend.

Kompromisi në raste të caktuar është i nevojshëm deri sa nuk e shkel vullnetin e qytetarëve, në
rast të kundertë nuk është as i nevojshëm dhe as i domosdoshëm.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!