Në fillim të dhjetorit, Johannes Hahn viziton Kosovën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Në fillim të dhjetorit, Johannes Hahn viziton Kosovën

15:25 | 08 Nëntor 2018

Komisionari evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn do të vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha në konferencë për media të mbajtur pas takimit treguan se Komisionari evropian për zgjerim dhe fqinjësi Johannes Hahn, do ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit.

Kjo vizitë sipas Haradinajt përçon mesazhin që Kosova është kandidat serioz potencial për status të kandidatit ne BE, sado që ka pranuar se ka ligje më specifike që kërkojnë votë të posaçme.

Mirëpo, kur u pyet për liberalizimin e vizave, Haradinaj ndër tjerash pranoi se ka hezitim që Kosova të futet në agjendë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!