Në gjendje të rëndë shëndetësor edhe e aksidentuara e dytë në rrugën “B” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
2 °C

Në gjendje të rëndë shëndetësor edhe e aksidentuara e dytë në rrugën “B”

10:50 | 30 Tetor 2018

Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore femra e dytë që u godit nga një veturë në rrugën “B”.

Të hënën e kaluar, dy femra ishin goditur rëndë nga një veturë në Rrugën “B” në Prishtinë, ku si pasojë e plagëve të marra njëra nga to kishte ndërruar jetë.

Ndërsa, e aksidentuar tjetër, 23 vjeçarja nga komuna e Istogut vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kështu ka thënë për lajmi.net, Naim Kuçi, shef i Klinikës Intensive në QKUK.

“Gjendja shëndetësore e të aksidentuarës vazhdon të jetë e rëndë, ende po vazhdon trajtimi i saj mjekësor, por që gjendja e saj është e rëndë”, ka thënë Kuçi.

Ndërsa, Gjykata Themelore në Prishtinë të pandehurit L.M, i cili shkeli dy këmbësoret me veturë në Rrugën “B” i ka caktuar një muaj paraburgim.

Kësisoj, Gjykata ka marrë vendim për të dyshuarin L.M, që t’i caktohet masë e ndalimit prej një muaj paraburgim, nën dyshimin e bazuar se ai duke drejtuar veturën e tij të tipit “ BMW “, kishte shkelur ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend dhe me pjesën e përparme të anës së djathtë i kishte goditur në trup këmbësorët L.A dhe F.R, e si pasoj e së cilës L.A kishte ndërruar jetë në QKUK, kurse e dëmtuara F.R kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!