Ne jemi shteti! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
10 °C

Ne jemi shteti!

Shkruar nga: Arton Muhaxheri

12:13 | 14 Gusht 2018

Duket klishe të thuash “mos shiko çfarë bëri shteti për ty, por shiko se çfarë bëre ti për shtetin” por në esence kjo thënie e ka kuptimin e saj motivues për të qenë më shumë aktiv si shoqëri.

Për të parë se si duket një pasivitet kolektiv mjafton që secili nga ne ta kthen gishtin kah vetja dhe të shikon se çfarë jemi duke bërë për shtetin.

Më e thjeshta është të veprojmë ashtu siç jemi duke vepruar duke akuzuar shtetin për korrupsion, familjarizem, kapje të institucioneve etj., nëse është kështu si thuhet prapë se prapë ndryshimi është në doren tone. Ndryshimi nuk vjen duke kritikuar nga pirja e një kafe me shoqëri duke e nxjerrë tërë mllefin për situaten, por ndryshimi vjen duke u angazhuar secili nga ne , duke qenë më aktiv qoftë duke u bërë pjesë e subjketeve politike nga ku mund ta japesh kontribut të drejtëpërdrejtë për ta ndryshuar gjendjen apo duke qenë kritikues aktiv përmes mekanizmave të tjera që sensibilizojnë opinion që në Kosovë po ndodh diçka e pa rregullt.

Shteti ynë nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më ndryshe nëse bizneset u shmangen tatimeve. Shteti ynë nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më ndryshe nese qytetarët nuk i paguajnë shërbimet e shtetit (rrymë ujë telefon dhe tarifa të tjera, duke përjashtuar qytetarët që janë në asistencë sociale). Shteti ynë nuk mund të jetë as më i fortë dhe as më ndryshe nëse ne nuk e trajtojmë vetën si pjesë të shtetit. Shteti nuk është dikush tjeter shteti jemi ne.

Nëse thuhet se shteti është pjesë e krimit poaq pjesëmarrës në këtë krim jemi edhe ne, nëse jo me vepra të drejtëpërdrejta atëherë jemi me heshtje dhe me pasivitet.

Pajtohem, nuk qëndron dilema nëse në Kosovë ka korrpusion ose nuk ka, sepse është e qartë se në Kosovë ka korrupsion por dilema qëndron tek kontributi jonë se çfarë jemi duke bërë për ta ndalur një gjë të tillë.
Jo rastësisht më lartë e theksova se nëse shteti është pjesë e krimit poaq pjesëmarrës në të jemi edhe ne, madje qysh në momentin kur duam ti regjistrojmë fëmijet në parashkollor, shkollë fillore, shkollë të mesme pastaj edhe në fakultet edhe atëherë kur duam ti punësojmë në secilat nga këto raste kërkojmë favore që mund ta kenë një kosto dhe ajo kosto mund të quhet korrupsion, këtë gjë mund ta bëjmë me vetëdije ose pavetëdije por e rëndësishme është që jemi duke ecur në rrugët që po i trasojmë vetë edhe pastaj po i kritikojmë vetë.

Edhe ndryshimet në shoqëri edhe ndryshimet në shtetë ndodhin nga ne sepse shoqëria jemi ne, shteti jemi ne.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!