Në mes të prillit, ky vend goditet nga stuhia me acar e borë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Në mes të prillit, ky vend goditet nga stuhia me acar e borë

21:31 | 15 Prill 2018

Qindra fluturime janë anuluar, ndërsa autostradat janë mbuluar nga akulli në disa shtete amerikane, teksa një stuhi vdekjeprurëse ka goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara, nga brigjet e Gjirit të Meksikës e deri në liqenet veriore, duke sjellë borë, erëra të forta, reshje shiu dhe breshër.

Në Aeroportin ndërkombëtar “Sent Poll” të Miniepëllisit aeroplanët kanë qëndruar në tokë, pasi stuhia e borës e bëri tejet të vështirë mbajtjen pastër të pistës, ndërsa aeroplanët ishin të mbuluar nga shtresa akulli e bore.

Afro 470 fluturime u anuluan, përpara se njëra prej pistave të hapej për pak kohë pas orës 22:00 të mbrëmjes, tha një zëdhënës i aeroportit.

Autoritetet mbyllën disa autostrada në jugperëndim të Minesotës, ku u këshillua të mos lëvizej, ndërsa kushtet për drejtim të automjeteve u bënë tejet të vështira edhe në pjesën jugore të shtetit.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi mbi 51 cm borë në pjesën jugore të këtij shteti, përfshi Miniepëllisin dhe Sent Pllin, gjatë kësaj të diele.

Mot i ngjashëm në këtë pjesë të vendit pritet të vijojë edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!