Në plazhin e Shëngjinit ndodhi një përleshje masive, kjo është arsyeja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
12 °C

Në plazhin e Shëngjinit ndodhi një përleshje masive, kjo është arsyeja

09:20 | 07 Gusht 2018

Pesë persona janë përfshirë në sherr masiv në plazhin e Shëngjinit të hënën, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Ata janë arrestuar pasi dyshohet të kenë goditur njëri–tjetrin me grushte. Ndaj tyre janë referuar materialet në Prokurori për veprat: “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Të pesë personat që janë rrahur me njëri-tjetrin janë banues të Lezhës.

“U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasit A.P., K.Gj., R.P., V.T.,dhe A.T, vjec 50, 20, 20, 23 dhe 29, banues në Lezhë, pasi në Shëngjin, kanë goditur njëri-tjetrin. Nenet 89 e 274 të Kodit Penal”, njoftoi Policia e Shqipërisë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!