Në promovimin e librit për të, Thaçi beson në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Në promovimin e librit për të, Thaçi beson në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

14:21 | 09 Nëntor 2018

Një ditë pas takimit me presidentin serb, Alekandar Vuçiq në Bruksel, presidenti Hashim Thaçi ka shpres për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Thaçi, pas takimit me presidentin Vuçiq, tashmë ka mbërritur në Paris nga Brukseli, ku ka thënë se sheh dritë në fund të tunelit dhe ka thënë se pret arritjen e marrëveshjes pavarësisht vështirësive, transmeton KTV.

“Cila është alternativa përpos paqes dhe marrëveshjes me Serbinë? Lufta, tragjedia, mirëkuptimi, marrëveshja, apo ndërtimi i një muri mes Kosovës e Serbisë përgjatë kufirit?,” ka pyetur Thaçi, që ka marrë pjesë në promovimin e librit të Jacques Baudouin, ish-këshilltar i ish-Ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Bernard Kouchner.

Thaçi ka shtuar se pavarësisht pengesave e vështirësive, ai mbetet i përkushtuar në këtë proces. Me arritjen e marrëveshjes, përveç njohjes nga Serbia, presidenti Thaçi tha se presin që edhe 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë, të hiqet vetoja ruse kur të aplikohet për anëtarësim në OKB si dhe në shaka i ka thënë ish-kryeadministratorit Kouchner, zëvendësimin e rezolutës 1244.

Përndryshe Thaçi e Vuçiq, pritet të takohen të dielën në kuadër të ceremonisë për shënimin e Ditës së Armëpushimit të Parë në Luftën e Parë Botërore.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!