Në Shtëpinë e Bardhë vijon puna për rinovim, ja si duket ajo e pamobiluar…(FOTO) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Në Shtëpinë e Bardhë vijon puna për rinovim, ja si duket ajo e pamobiluar…(FOTO)

19:15 | 12 Gusht 2017

Ndërkohë që familja presidenciale amerikane pushon në Nju Xhersi, në Shtëpinë e Bardhë vijon puna për rinovim.

Agjencia e lajmeve Reuters sjell pamjet nga ambientet e boshatisura të rezidencës së presidentit, i cili do të jetë me fat nëse do të gjejë një karrige kur të rikthehet në Zyrën e tij Ovale, që gjithashtu është pjesë e këtyre punimeve rinovuese.

Teksa presidenti amerikan Donald Trump dhe familja e tij vijojnë pushimet e tyre në Nju Xhersi, grupet e ndërtimit vijuan punën për rinovimin e pjesëve të ndryshme të Shtëpisë së Bardhë.

Agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters sjell këto pamje nga rinovimi i parë madhor i rezidencës zyrtare të presidentit në më shumë se 6 dekada.

Përgjatë muajit, grupet do të punojnë për të përmirësuar sistemin e ngrohjes dhe ftohjes në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, do të rinovojnë kuzhinën dhe zonën e pritjes si dhe do të zëvendësojnë shkallët në portikun jugor.

Ish-zëdhënësi për shtypin i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer që shoqëroi këtë tur, nuk ngurroi të fotografonte ambientet e boshatisura të rezidencës presidenciale.

Trump pritej të qëndronte në rezidencën e tij të golfit për 17 ditë, por Politico raportoi një ditë më parë se presidenti po planifikonte një rikthim të shkurtër në Shtëpinë e Bardhë të hënën e 14 gushtit.

Trump do të jetë me fat nëse do të gjejë një karrige në zyrën e tij, pasi edhe Zyra Ovale është boshatisur tërësisht nga mobiliet për t’iu nënshtruar rinovimit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!