‘Nënshkrimi i demarkacionit, gabim historik’ – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

‘Nënshkrimi i demarkacionit, gabim historik’

21:36 | 07 Dhjetor 2017

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka theksuar se nënshkrimi i demakracionit në Vjenë, është gabim hsitorik.

Në emisionin “Debat – D”, të RTV Dukagjinit, ai ka thënë se nënshkrimi i demarkimit – pa lejen e Parlamentit – nuk i lejohet as Skënderbeut.

“Ka qenë një nënvlerësim i sistemit demokratik parlamentar. Unë besoj se këtë e kanë bërë për karrierë personale, sepse ndërkombëtarët iu kanë rrah shpatullat. Kur janë kthyer, kanë parë që kanë bërë një gabim hsitorik. Mendoj se mirë ka ngjarë që nuk është aprovuar”, ka shtuar Daci.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!