Nesër dhe pasnesër do të mbyllët rruga Kaçanik – Hani i Elezit

12:07 | 06 Dhjetor 2018

Ministria e Infrastrukturës (MI) ka njoftuar se për shkak të vendosjes së trarëve në Urën 407 dhe për sigurinë publike është e nevojshme mbyllja e rrugës nacionale N2 (Kaçanik – Hani i Elezit) sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

E premte – 7 dhjetor 2018 – mbyllje e pjesshme 09:00 – 12:00 dhe 14:00 – 17:00

E shtunë – 8 dhjetor 2018 – mbyllje ditore nga 07:00 – 17:00, shkruan Telegrafi.

Ministria e Infrastrukturës nuk ka njoftuar për ndonjë alternativ gjatë kohës sa do të jetë kjo rrugë e mbyllur.

Komento: