Nesër fillon Love Plus Streetball 2018 – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Nesër fillon Love Plus Streetball 2018

18:15 | 11 Maj 2018

Me 12 maj (nesër) do te zhvillohet edicioni i 9 i Love Plus Streetball. Duke filluar nga ora 10:00 e deri rreth ores 17:00 rreth 30 ekipe do te garojnë për çmimin e më të mirit.

Organizata joqeveritare Kosova Population Fundation – KOPF, me përkrahjen financiare të United Nations Population Fund organizojnë garën Streetball për vitin e nëntë me radhë. Të rinjtë dhe të rejat nga e gjithë Kosova do të mblidhen në Parkun e Gërmisë, në lokacionin e njohur si ‘te koshat’ dhe do të kenë rastin të garojnë për shpërblimet atraktive të Love Plus Streetball, të kënaqen me lojën e bukur të rreth 30 ekipeve pjesëmarrëse dhe gjithashtu të shijojnë muzikën për të cilën do të përkujdeset DJ Dinsanety.

E veçanta e këtij aktiviteti është se fale donatorëve, gjithçka do të jetë falas, duke përfshirë regjistrimin e ekipeve, ushqimin dhe pijet. E gjithë kjo fale UNFPA si donator i ngjarjes dhe përkrahësve vendorë HBC Coca Cola, Vipa Chips dhe Buka Bakery.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!