Nesër takohen Merkel dhe Vuçiq, temë e diskutimit është Kosova

22:50 | 22 Janar 2019

Nesër presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Angela Merkel do të takohen.

Presidenti i Serbisë do të takohet nesër me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën, siç bëri ai të ditur, do të diskutojnë për Kosovën, ekonominë dhe integrimin evropian.

Ky është takimi i 15 i tyre, duke llogaritur edhe kohën kur Vuçiq ishte kryeministër i Serbisë.

Po ashtu, ata do të flasin rreth vizitës së Merkelit në Beograd, e cila është tejet e rëndësishme për Serbinë.

Merkel më parë ka deklaruar se pa një Ballkan të qëndrueshëm nuk ka Evropë të qëndrueshme.

“Sigurisht, do të flitet edhe për Kosovën dhe ekonominë”, tha Vuçiq, duke shtuar se i është mirënjohës Merkelt, pasi sipas tij tregon seriozitetin për faktin se situata politike në Ballkan nuk është e thjeshtë.

Vuçiq po ashtu ka thënë se ai asnjëherë nuk ka kërkuar takime me të, sepse ajo është shumë e zënë.

Vuçiq e cilësoi si shumë të rëndësishëm takimin me kancelaren Merke.

Ai tha se do të takohet gjithashtu me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin Johannes Hahn në Davos.

Komento: