Neymar ‘çmend’ serbët, tallet keq me ta para ndeshjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Neymar ‘çmend’ serbët, tallet keq me ta para ndeshjes

16:12 | 14 Qershor 2018

I ftuar në emisionin “Copa90”, sulmuesi i PSG-së është tallur keq me Serbinë, me të cilën Brazili do të luajë në Kupën e Botës, e në veçanti me sulmuesin serb Aleksandar Mitrovic.

I pyetur nëse e ka analizuar lojën e Serbisë, Neymar nuk është treguar aspak serioz, ndërsa autori i emisionit ka insistuar, duke e pyetur nëse ka dëgjuar për sulmuesin e Fulhamit, Aleksandar Mitrovic, Neymar është përgjigjur shkurt: “Jo”.

Më pas, autori i është drejtuar: “Ne do t’i tregojmë atij, ruaju, sepse do të shiheni”, por as kjo nuk ka bërë përshtypje brazilianit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!