“Neymar e meriton që ta fitoj Topin e Artë” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

“Neymar e meriton që ta fitoj Topin e Artë”

22:00 | 12 Tetor 2017

Unai Emery ka thënë para gazetarëve se dëshiron që Neymar ta fitoj Topin e Artë.

Trajneri i PSG-s ka thënë se ylli brazilian i ka të gjitha cilësitë që ta fitoj çmimin më të madh për një lojtar, andaj ata duan ta ndihmojnë sa më shumë atë.

“Neymar i ka të gjitha cilësitë për te qene lojtari më i mirë në botë, ai tashmë është më i miri”, ka thënë Emery para gazetarëve, transmeton ORAinfo.

“Ai e meriton që ta fitoj Topin e Artë, dhe duam që ta ndihmojë atë që të arrij qëllimin që ka vënë para vetes. Ai është duke na ndihmuar shumë, dhe mendoj se në këtë sezon jemi favorit kryesor për ta fituar çdo trofe”, la shtuar trajneri i PSG-s./ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!