Nga Korea e dëgjuam edhe këtë: Kim Jong Un mund të kontrollojë motin! – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Nga Korea e dëgjuam edhe këtë: Kim Jong Un mund të kontrollojë motin!

10:32 | 13 Dhjetor 2017

Koreja e Veriut ka pohuar se udhëheqësi i saj, Kim Jong-un, mund të kontrollojë motin pasi diktatori hipi në majën e një mali në rreth 9 mijë metra lartësi.

Diktatori u ngjit në malin Paektu afër kufirit me Kinën me veshjen që e karakterizon gjithmonë këpucë të zeza dhe pallto e gjatë.

Arritja e tij u lavdërua nga Agjencia Qendrore e Lajmeve e kontrolluar nga shteti, e cila gjithashtu pretendoi se koha e mirë ishte rezultat i aftësisë së diktatorit për të kontrolluar motin, përcjell albeu.com.

Agjencia e lajmeve koreane e përshkroi udhëheqësin si një njeri që ‘kontrollon natyrën’.

Vizita të tilla në malin mistik shpesh paraprijnë vendime të rëndësishme nga udhëheqësi i Koresë së Veriut.

Në nëntor 2013, Kim vizitoi malin me ndihmësit e tij një muaj para se të ekzekutonte zyrtarë të lartë duke përfshirë Jang Song-thaek, xhaxhain e tij dhe kujdestarin politik.

Kim vizitoi përsëri malin në prill të vitit 2015, përpara se të ekzekutonte Hyon Yong-chol, një ish-shef i mbrojtjes.

Ai gjithashtu kishte bërë një pelegrinazh pas testit të pestë bërthamor të Koresë së Veriut në shtator 2016.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!