Ngjarje e dhimbëshme, nusja vdes ditën e dasmës, derisa po i hidhte lulet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ngjarje e dhimbëshme, nusja vdes ditën e dasmës, derisa po i hidhte lulet

13:12 | 13 Nëntor 2017

Po jetonte ditën më të bukur të jetës së saj, atë të martesës, kur pak minuta pas celebrimit, jeta e saj u ndërpre në mes.

Është kjo ajo që i ndodhi një nuseje të re me emrin Celeste Biguè, e cila gjeti vdekjen si pasojë e një arresti kardiak teksa po hidhte buqetën e luleve.

Ngjarja e rëndë u shënua në Amadora, gjatë javës që lamë pas, jo shumë larg Lisbonës, në Portugali.

Martesa mes saj dhe bashkëshortit Rui po ecte normalisht, mes njerëzve më të dashur, kur ndodhi tragjedia, krejt papritur.

Nusja teksa po hidhte buqetën e luleve, ra përtokë pa ndjenja. Për të nuk kishte më ç’të bëhej, ajo u deklarua e vdekur, si pasojë e arrestit kardiak.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!