Ngjarje e rëndë, humbë jetën 65 vjeçari në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

Ngjarje e rëndë, humbë jetën 65 vjeçari në Prishtinë

17:19 | 23 Shtator 2018

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.

Rreth orës 16:30, një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Viktima, 65-vjeçar, nuk ka mundur t’u bëjë ballë plagëve të marra në aksident dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetaj.

“ Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë, ku kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë e tipit BMW. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka marrë këmbësori V.M, mashkull, 65 vjeç, i cili nuk i ka përballuar plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Lidhur me këtë aksident është arrestuar ngasësi i veturës E.B, 25 vjeç.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!