Ngjarje e rëndë, një person gjendet pa shenja jete në Kalanë e Prizrenit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
5 °C

Ngjarje e rëndë, një person gjendet pa shenja jete në Kalanë e Prizrenit

20:24 | 11 Shtator 2018

Një person është gjetur pa shenja jete mbi Kalanë e Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha, teksa e ka konfirmuar këtë rast për Insajderi, ka thënë se viktima është i moshës 40 apo 45 vjecare, dhe se trupi i pajetë i tij është vërejtur nga një qytetar.

Në trupin e viktimës, nuk ka pasur shenja dhune, por që mjekësia ligjore do ta jep vendimin përfundimtar.

“Po është e vërtetë. Ekipet tona kanë dalur në vendngjarje, po ashtu edhe ekipet e mjekësisë ligjore. Deri më tani nuk ka elemente për shenja dhune, por mjekësia ligjore do ta jep sqarimin pas autopsisë.

Vendi ka qenë mbi Kalanë e Prizrenit, saktësisht në vendin Pasha Qeshme, dhe bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, dikund rreth 40 apo 45 vjec. Viktimën e vërejtur një qytetar i cili ka lajmëruar Policinë e Kosovës”, ka thënë Berisha.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!