Ngjarje e rëndë, vëllai plagos vëllanë e nipin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Ngjarje e rëndë, vëllai plagos vëllanë e nipin

22:50 | 13 Maj 2018

Dy vëllezër dhe djali i njërit prej tyre janë përfshirë në një sherr brenda familjes në Ostern të Madh të Bulqizës.

43-vjeçari Hiqmet Tola është përleshur me vëllanë e tij, shtetasin me inicialet F. Tola, 52 vjeç dhe djalin 25-vjeçar të këtij të fundit.

Në konflikt e sipër, njofton policia, Hiqmeti ka marrë një mjet prerës dhe ka goditur ndaj të vëllait dhe nipit të tij.

Ndërhyrja në kohë e policia ka shmangur tragjedinë. 43-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën kanë mbetur atë e bir që po mjekohen në Spitalin e Peshkopisë.

Policia dyshon se konflikti ka ndodhur për motive pronësie./syri.net

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!