Ngjarje e tmerrshme: Burri vret gruan ditën e dasmës – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Ngjarje e tmerrshme: Burri vret gruan ditën e dasmës

09:09 | 05 Dhjetor 2017

Një grua është vrarë nga bashkëshorti i saj ditën më të lumtur të jetës së saj. Ngjarja ka ndodhur në Bursa të Turqisë. Sipas medieve vendase autori është Metehan Yurtoglu, 23-vjeç.

Ai goditi 8 herë me thikën e kuzhinës bashkëshorten e tij Güllü Yurtoğlu, 22-vjeçare ditën e dasmës së tyre. Autori u arratis pas ngjarjes, por u kap në një fushë nga policia.

Ata kishin vendosur të lidhnin kurorë 4 muaj më parë. Güllü kishte ikur nga shtëpia pasi familja e tij nuk pranoi martesën. Ai njihet si përdorues droge. Policia thotë se po heton rastin në fjalë.

 

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!