Ngjarje tragjike në Klinë: Vdes 85 vjeçarja pasi bije nga kati i tretë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
15 °C

Ngjarje tragjike në Klinë: Vdes 85 vjeçarja pasi bije nga kati i tretë

15:08 | 09 Janar 2018

Një grua 85 vjeçare nga qyteti i Klinës ka gjetur vdekjen pas rënies nga ballkoni i katit të tretë i ndërtesës ku jetonte.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zyra për Informim në Pejë. Driton Rugova nga policia e Pejës ka thënë se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së të moshuarës.

“Sot rreth orës 07:50, policia është informuar se në një lagje në Klinë  ka ra nga ballkoni një person,. Policia menjëherë ka dal në vend ngjarje. Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Zonja ishte e moshës 85 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion”, ka thënë Rugova. Vdekja e saj është konfirmuar nga ekipet shëndetësore të QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë.

Ndërkohë që Express mëson se 85 vjeçarja kishte kohë që jetonte e vetme në banesën e saj.

Policia është duke e hetuar rastin.

 

Tragjike: Bie nga kati i tretë, vdes 85 vjeçarja në Klinë

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!