Nis festa në familjen e Shyhrete Behlulit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nis festa në familjen e Shyhrete Behlulit

10:16 | 12 Shkurt 2019

Sot ka festë në familjen e këngëtares së njohur kosovare, Shyhrete Behlulit.

Shyhrete Behluli është njëra ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore.

Me karrierë të gjatë në muzikë, e gjithë vëmendja vazhdon të jetë tek ajo, e përveç saj, në fokus të mediave rozë është edhe familja e këngëtares.

Në familjen e saj sot ka festë. Vajza e saj, Njomza feston ditëlindjen dhe nuk mungojnë urimet e shumta nga familjarët.

Është Engji, e cila e ka uruar motrën me me fjalët më të mira, duke i bashkangjitur një fotografi të bukur. “Urime ditelindja sisi. Te dua”, shkroi Engji krahas fotos.

Po ashtu, një urim të veçantë Njomzës i dedikoi edhe kunata Learta, e cila postoi një fotografi të bukur me Njomzën. “Gezuar ditelindjen Loqki, te duam”, shkroi Learta.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!