Nis festa në Rusi – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Nis festa në Rusi

15:56 | 14 Qershor 2018

Shumë flamuj më shumë ngjyra, veshja trandicionale dhe këngë e vallëzim ka bashkuar të gjithë fansat në Moskë para se të çelet perdja për të filluar Botërori me ndeshjen e parë në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite

Mijëra tifozë të futbollit janë mbledhur sot në kryeqytetin e Rusisë Moskë për të përcellur ceremoninë hapës të Botërorit 2018.

Ndeshja e parë sigurisht i takon mikpritësit, transmeton GazetaExpress.

Është Rusia që do të luaj kundër Arabisë Sauditë në edicionin e 21’të të turneut më të madh global të sportit në botë.

Si tifozët e Rusisë ashtu edhe të Arabisë janë parë duke u bashkuar rreth stadiumit Luzhniki derisa nuk kanë munguar këngët e ndryshme, vallëzimet dhe festa e të dyja palëve.

Tashmë gjithçka është gati ku për afër 4 javë do të jemi me sy nga Rusia ku 32 Kombëtare marrin pjesë për ta fituar Kupën e Botës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!