Nissan shet 150 milionë vetura në gjithë botën – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Nissan shet 150 milionë vetura në gjithë botën

13:54 | 29 Shtator 2017

Nissan Motor Co. ka arritur një moment të ri historik me 150 milionë automjete të prodhuara në nivel global. U deshën 73 vjet që Nissani të prodhonte gjysmën e tyre pasi kompania u themelua në vitin 1933 ndersa vetem 11 vjet të tjera për të krijuar dhe shitur edhe gjysmën tjetër.

Nissan e sheh këtë arritje si rezultat i 84 viteve të mbështetjes së vazhdueshme nga të gjithë akterët e saj në mbarë botën, përfshirë punonjësit, tregtarët, furnizuesit dhe komunitetet lokale, si dhe klientët e shumtë që kanë zgjedhur makinat e prodhuara nga Nissan.

Kur Nissan arriti kulmin e shitjeve me 100 milionë automjete në 2006, 76.5% e automjeteve të përgjithshme ishin prodhuar në Japoni. Lokalizimi i prodhimit u përshpejtua në 11 vitet e fundit, gjatë së cilës 76.5% e 50 milionë automjeteve të Nissan u bënë jashtë Japonisë – të nxitur në veçanti nga SHBA dhe Kina. Meritë të veçantë të kësaj merr sidomos modeli Qashqai i cili tani e 10 vite dominon segmetin ‘suv’ në Evropë dhe I cili prodhohet në Britani.

Së fundmi, Nissan prezantoi versionin e ri të veturës elektrike LEAF, që njihet edhe si vetura e pare elektrike në botë e prodhuar në masë.

Gjenerata e re e prezentuar pak ditë më parë sjell shumë risi duke përfshirë vozitjen gjysmë-autonome, i cili mund të kalojë mbi 400km me një mbushje e shumë veçori tjera innovative.

Gjithsesi, Nissan është poashtu marka e preferuar e entuziastëve të shpejtësisë, pasi me modelin e tyre GT-R ka bërë revolucionin në auto-sport, i cili gjithmonë është konsideruar si standardi me të cilin duhhet krahasuar markat tjera ekskluzive.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!