Një 14-vjeçare zhduket në kryeqytet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
17 °C

Një 14-vjeçare zhduket në kryeqytet

23:15 | 03 Tetor 2018

Një 14-vjeçare nga Tirana është zhdukur nga banesa e saj. Ngjarja e cila ka ndodhur 4 ditë më parë, është denoncuar nga nëna e vajzës.

Policia vendore bën të ditur se po punohet për gjetjen e saj, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 02. 10. 2018, shtetasja A. Ç., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 30. 09. 2018, është larguar nga banesa vajza B. Ç., vjeçe 14, banuese në Tiranë, dhe nuk është kthyer. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!