Një 44- vjeçar hidhet nga ura në Gjakovë, nuk shpëton – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Një 44- vjeçar hidhet nga ura në Gjakovë, nuk shpëton

09:53 | 29 Gusht 2018

Një 44-vjeçar nuk ka mundur të shpëtonte pasi është hedhur nga ura e fshatit Meqë në Gjakovë.

N.K., 44 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga ura me lartësi 10-15 metra e fshatit Meqë, pak kilometra larg Gjakovës.

Policia ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, të cilin po e heton.

“Në rrugën Gjakovë-Klinë në fshatin Meqë një person është hedhur nga ura e lartë 10-15 m. Pas marrjes së informacionit në vend të ngjarjes kanë dalë patrullat policore me njësitin e hetimeve dhe janë njoftuar ambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve”, njofton Policia e Gjakovës.

“Në vendngjarje është gjetur viktima pa shenja jete, rasti fatal është konfirmuar nga ekipi mjekësor. Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, por dyshimet e para janë që viktima e ka kryer vetë aktin. Inicialet e viktimës N.K, 1974”, thekson PK.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!