Një 50-vjeçar humbë jetën në një aksident në Kamenicë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Një 50-vjeçar humbë jetën në një aksident në Kamenicë

22:25 | 12 Shkurt 2018

M.K., i lindur më 1968, nga Koretini i Kamenicës, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti rrugor, sonte rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Rrafshi i Topanicës”.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se dyshohet se viktima është vetaksidentuar.

“Besohet se një person i lindur në vitin 1968 ka humbur jetë si pasojë e vetaksidentit, duke mos iu përshtatur shpejtësisë ka humbur kontrollin”, ka thënë Hashani.

Ndërkohë mediat lokale atje raportojnë se makina ka goditur njërën prej barakave që janë të vendosura pranë rrugës kryesore, me ç’rast ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!