Një 63 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Një 63 vjeçar gjendet pa shenja jete në Prishtinë

21:01 | 09 Gusht 2018

Një person i moshës 63 vjeç është gjetur pa shenja jete në lagjen “Pejton” në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në lagjen Pejton në Prishtinë, është një person i shtrirë. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka hasur në viktimën i cili ishte pa shenja jeta. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor i cili ishte në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës (mashkull) D.T 63 vjeç me urdhër të prokurorit do të dërgohet në IML për obduksion, ndërkohë njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Ahmeti ka treguar se rasti është iniciuar si rast i dyshimtë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!