Një banes digjet në Prishtinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
26 °C

Një banes digjet në Prishtinë

15:38 | 18 Korrik 2018
Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 14:30, policia ka marrë informatën se në afërsi të Parkut të qytetit, saktësisht në rrugën “Halil Alidema” në Prishtinë, një banesë është përfshirë nga zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.

Policia konfirmon se zjarri është lokalizuar shpejtë nga ana e zjarrfikësve, raportohet vetëm dëme materiale.

Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!