Një grua keqtrajton dhe braktisë fëmijët e saj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Një grua keqtrajton dhe braktisë fëmijët e saj

11:10 | 13 Qershor 2018

Policia ka arrestuar një të dyshuar e cila dyshohet se ka braktisur dhe ka keqtrajtuar fëmijët e saj.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Wesly Clark”, në Prizren ku janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara, shtetase e Shqipërisë, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS

Rr. “Wesly Clark”, Prizren 12.06.2018-13:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e cekur, si dhe janë identifikuar dy fëmijë-viktima, të cilët ishin duke kërkuar lëmoshë. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!