Një grua shkelet nga vetura në Prishtinë, kjo është gjendja e saj – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Një grua shkelet nga vetura në Prishtinë, kjo është gjendja e saj

15:31 | 05 Nëntor 2018

Një grua është shkelur nga një veturë në Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur afër Gërmisë, më saktësisht te shkolla normale “Gjin Gazulli”.

Komandanti i Trafikut Rajonal të Prishtinës, Milaim Fejzullahu, e ka konfirmuar lajmin për Kohanet dhe ka thënë se nga ky aksident është lënduar një grua 52 vjeçare.

“Aksidentin e ka shkaktuar një veturë Golf 5. Dyshohet se shoferi e ka humbur kontrollin në veturë, ka goditur gruan e më pas edhe tri vetura tjera. Gruaja është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa dëme materiale kanë marrë edhe tri veturat e përfshira”, tha ai.

Ndërkaq, lajmin e ka konfirmuar edhe dr. Agron Çitaku, mjeku kujdestar në Emergjencë, i cili ka thënë se gruaja është duke u trajtuar në QKUK. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!