Një i vdekur në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

Një i vdekur në aksidentin në magjistralen Prishtinë-Pejë

22:03 | 11 Prill 2018

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Arllat të Drenasit, saktësisht në magjistralen Prishtinë-Pejë, me ç’rast ka mbetur i vdekur një këmbësor.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë thënë se personi që ka vdekur është shtetas i Shqipërisë.

“Viktima është nga Tropoja dhe është i moshës 81-vjeç. Ndërsa shoferi që ka shkaktuar aksidentin tani ndodhet në Stacion të Policisë dhe është duke u marr në pyetje”, ka thënë burimi i Indeksonline.

Ndërsa aksidentin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje tjera duke thënë se ende janë duke u siguruar për të dhënat e personit në fjalë.

“Në orën 20:05 ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku një veturë ka goditur për vdekje një këmbësor. Ngjarja ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Peje. Për detaje tjera do ju informojmë me kohë”, ka thënë ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!