Një i verbër bie në hekurudhë, por ajo çka bëjnë këta tre meshkujve ju lë pa fjalë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Një i verbër bie në hekurudhë, por ajo çka bëjnë këta tre meshkujve ju lë pa fjalë

22:50 | 02 Korrik 2018

Tre burra janë cilësuar si heronj pasi ata hipën mbi hekurudhë për të shpëtuar një njeri të verbër i cili kishte rënë në linjën e hekurudhës . Njëri nga ta, tha se e kishte dëgjuar të verbrin duke kërkuar ndihmë, dhe kishte vrapuar menjëherë ta ndihmonte.

Më pas, atij ju bashkuan edhe dy burra të cilët e ndihmuan. E tërë kjo ngjarje kishte ndodhur në stacionin hekurudhor Broadvieë të Torontos.

Busquine Kyle ishte njëri nga heronjtë, i cili e përshkruan ngjarjen si një horror.

“Kam dëgjuar disa klithma të zbehta për ndihmë. Ishte si një horror. Zëri ishte i mbushur me frikë”, ka thënë Kyle.

Ai e pa njeriun e verbër dhe ishte në gjendje ta tërheqë atë me ndihmën e dy burrave anonimë. Ai tha se nuk kishte asnjë mënyrë që ta shpëtonte atë i vetëm dhe ishte i etur për t’i falënderuar burrat që i kishin ardhur në ndihmë.

“Ata bënë një punë të madhe pasi erdhën për të më ndihmuar”, shtoi ai.

Një fushatë në media sociale ka nisur tani një proces që t’i identifikojë edhe dy personat e tjerë që e ndihmuan Kyle’in për ta shpëtuar njeriun e verbër.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!