Një këmbësor goditet nga vetura në kryeqytet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Një këmbësor goditet nga vetura në kryeqytet

16:17 | 17 Maj 2018
Foto: Ilustrim

Në orën 15:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku vetura e ka goditur rëndë një këmbësore. Ajo ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur ndërmjet një veture dhe një këmbësore.

“Këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin”, shtoi Ahmeti për Express.

Policia e Kosovës me qëllim të reduktimit të aksidenteve në trafikun rrugor vazhdon të apelojë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!