Një person goditet nga vetura në Fushë Kosovë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Një person goditet nga vetura në Fushë Kosovë

10:16 | 30 Janar 2019

Një qytetar ka marrë lëndime pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se një person ka mbetur i lënduar pasi që i njëjti është goditur nga një veturë.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur këmbësori ishte duke e kaluar rrugën në vendin ku shiritat rrugor janë të ndarë fizikisht me barriera metalike.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të rënda.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!