Një person plagoset në lagjen Marigona – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Një person plagoset në lagjen Marigona

10:34 | 13 Shkurt 2018

Sot rreth orës 08:00, në lagjen Marigona, në Graçanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast është plagosur një mashkull P.G, 54 vjeç.

Për këtë është arrestuar F.F. 64 vjeç.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar:

F. F, mashkull, 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri (revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes); një granatë dore (e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për çminim); një elektroshok; pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e Policisë, ndërkohë që hetuesit policorë krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, njofton Policia.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!