Një person rrëmbehet në Prizren – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
8 °C

Një person rrëmbehet në Prizren

15:02 | 21 Maj 2018
Foto: Ilustrim

Në orët e hershme të ditës së sotme në rrugën “Turgut Ozal” ka ndodhur një rrëmbim i një personi.

“Posa është pranuar informacioni, njësite policore kanë vepruar dhe kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuar. Sipas raporteve hetimore thuhet se të dyshuarit nën kanosje me armë: njëri me kallashnikov dhe tjetri pistoletë e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton Policia e Rajonit të Prizrenit, pa përmendur nëse personi është rrëmbyer është burrë apo grua, përcjell Klan Kosova.

“Pas arrestimit janë sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor ndërkaq hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!