Një person therret me thikë në Fushë Kosovë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Një person therret me thikë në Fushë Kosovë

10:13 | 15 Maj 2018

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë është raportuar për një rast të tentim vrasjes.

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur që dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht(therur me thikë) nga një i dyshuar i gjinisë mashkullore.

Pas rastit viktimat janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!