Një shqiptar i vrarë dhe një tjetër i plagosur, kjo është arsyeja – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
28 °C

Një shqiptar i vrarë dhe një tjetër i plagosur, kjo është arsyeja

08:53 | 10 Qershor 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afrikë, aty ku një shqiptar është vrarë me armë zjarri gjatë grabitjes së makinës së tij.

Sipas AFP ngjarja ka ndodhur ditën e premte në Mali, shtet në Afrikën Perëndimore.

Shqiptari i vrarë ishte punonjës i kompanisë “Ecolog”, nënkontraktor i Misionit të OKB-së në këtë shtet.

Sipas mediave, gjatë tentativës për të grabitur makinën ku mbeti i vdekur shqiptari, u plagosën edhe dy kolegët e tij, një kosovar dhe një maqedonas.

Në grabitjen e mbetur në tentativë, dyshohet se morën pjesë katër persona. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Misioni i OKB-së në Mali.

“Mëngjesin e sotëm në Gao, automjeti që furnizon me ushqime në Minusma, u sulmua nga persona të armatosur. Shoferi i automjetit u vra, kurse dy pasagjerë u plagosën dhe po marrin trajtim mjekësor në Spitalin e Minusma në Gao. Minusma dënon ashpër këtë sulm”, tha misioni i OKB-së në Twitter.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!